E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, kryhet akti i ekspertimit

Mjekësia ligjore ka kryer aktin e ekspertimit të vajzës 3-vjeçare që theu këmbën në kopshtin privat, si pasojë e dhunës së edukatores. Policia referoi rastin në Mjekësin Ligjore në datë 7 nëntor, disa ditë pas ngjarjes.

 

Ekspertimi është kryer më datë 8 nëntor dhe është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.

 

Kopshti rezulton pa licence për kryerjen e aktivitetit, ndaj uniformat blu kanë vënë në pranga pronarin.

Më shumë video

Reklamë