Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Dhuna ndaj 25-vjeçares, aktivistja Arbana: E zhveshur nga politika kjo është “ngjarje e rëndomtë”

28 Shtator 20:00

Ngjarja e ditëve të fundit dhuna e ushtruar ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku, nga Fushë-Kruja, ka tronditur opinionin publik në vendin tonë.

 

Përveç debateve të shumta në radhët politike për shkak të përfshirjes së djalit të deputetit, është dhe shoqëria civile ajo që ngre zërin për dhunën në të cilën gjenden vajzat shqiptare.

 

Për më shumë për të folur në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj 25-vjeçares në edicion qendror të lajmeve në Vizion Plus, është ftuar Sevim Arbana, aktiviste e shoqërisë civile, e cila thekson se kjo është një ngjarje e rëndomtë si shumë të tjera që ndodhin në vendin tonë.

 

Më poshtë intervista e plotë e dhënë për Vizion Plus:

 

Zonja Arbana, rasti i dhunës ndaj Xhisiela Malokut ka shkaktuar shumë reagime, por pertej zhurmës politike çfarë ju ka shqetesuar më shumë në këtë ngjarje ?

Kjo është një ngjarje që po ti heqësh pjesën politike do të thoja se është një “ngjarje e rëndomtë”, që ndodh rëndom në Shqipëri pak më pak se ngjarjet e tjera të vrasjes apo të dhunës ekstreme ndaj vajzave shqiptare, ajo që e bën të veçantë këtë ngjarje është futja e pjesës politike pasi kemi të bëjmë me një person i cili është i lidhur me politikën, djali i një deputeti,akuzat vijnë nga dy palët dhe vetë historia është bërë e ditur nga një parti politike siç është Partia Demokratike. Duke hequr pjesën e sulmeve politike që janë vetëm zhurma të dëmshme për opinionin publik, e vërteta është ajo që është, institucionet shtetërore, sidomos institucionet e drejtësisë gjykatat, prokuroria, policia janë institucionet më të korruptuara.

 

Cila është përgjegjësia e institucionëve lidhur me këtë çështje?

Përgjegjësia e tyre aty fillon dhe aty mbaron sepse,në komisariate presupozohet se shkojnë të gjithë kategoritë e njerëzve të cilët zhvishen nga  statusi i tyre, juridik, politik shoqëror pasuror etj,  supozohet se të gjithë janë të barabartë para ligjit, në këtë kontekst policia e Shtetit, komisarët, drejtuesit, specialitët, policët gjyqësor duhet ta shikojnë qytetarin që vjen e bën denoncimin të zhveshur nga gjithçka por të mbështeten tek ngjarja, fakti është se ne nga të gjitha historitë nuk kemi vetëm një histori Xhisiela, ne kemi gati dy vjet që merremi në Fushë Krujë me rastin e Merita Bramës po e them me emër e mbiemër, është një rast i njohur një gruaje tejet të dhunuar dhe policia Komisariati i Fushe Krujës kanë bërë një lojë volejbolli, kanë pasuar topin te njëra tjetra dhe gruaja po vuan bashkë me familjen e saj. Domethënë nuk është e re që në komisariatet e vendit tonë shikon “biografitë”, kush është ai që denoncon çfarë force ka ai që akuzohet, në këtë kontekst ne duhet të shqetësohemi pasi ne e shikojmë veten krejtësisht të pambrojtur para ligjit, sepse një rrugaç siç është djali i deputetit, se ishte një rrugaç në fund të fundit që dhunon se nuk kemi të dhëna nëse është përdhunim e ka një deklarë ekspertiza është zbardhur dhe është konfirmuar se ajo është torturuar dhe dhunuar, dhe kallzimi i saj është fshehur dhe kjo është shkelja, ka një kallzim ka një tërheqje për kallzim që sduhet ta bënte, ka një komisar që ka shkruajtur kryeprokurores, kryeministrit, të gjitha këto janë të vërteta absolute, këtu duke zhveshur pjesën e propagandës politike që vërtet na ka lodhur shumë duhet të mbetemi tek problemi.

 

Sot Xhisiela Maloku mund të themi se është po aq e rrezikuar sa edhe me parë. Si duhet vepruar në këtë rast? A duhet marrë ajo në mbrojtje dhe nga kush?

Xhisiela sot unë mendoj se është më pak e rrezikuar seç ishte dje, pasi është një opinion i tërë që është ngritur për të mbrojtur këtë vajzë 25 vjeçare me një nënë pa vëlla, nuk e di për kushtet ekonomike por një qytezë aq të varfër siç është Fushë-Kruja,  me shumë probleme, me një popullsi heterogjene. Ajo patjetër  duhet të merret në mbrojtje nga të gjithë ne, nga policia nga institucionet shtetërore, nga ministria e Drejtësisë, nga të gjithë personalisht Kryeministri  duhet të shpallë një status shumë të veçantë për këtë vajzë aq më tepër që ajo është dhunuar nga vetë ato deputetë që nuk u është dëgjuar zëri ndonjëherë. Nga vijnë këto deputet xhanëm, në emër të kujt janë aty në parlament, pasi për herë të parë i gjithë populli besoj ka dëgjuar emrin e këtij deputeti.

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Aktiviste dhune Fushë Krujë policia

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.