Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me ngjarjen e dhunës brutale të fisit Rraja në Krujë ndaj dy kushërinjve, pas konfliktit për guroret.

 

Cili është opinioni juaj për rastin e dhunës së fisit Rraja në Krujë dhe reagimit të qeverisë?

 

“Rasti i Krujës ishte përtej një skandali, ishte në kufinjt e të jashtëzakonshme, por ishte e paralajmëruar sepse deputeti Rraja në Krujë ka vite që nuk njihet për fjalimet në kuvend, ka vite që bëhet lajm sa herë që do të tregojë se është i forti i zonës atje. Në fakt është një model politik i promovuar vitet e fundit nga mazhoranca, si modeli i të fortëve. Ne kemi bërë një ligj për këtë, ligjin e dekriminalizimit dhe është fatkeqësi që deputeti Rraja nuk është prekur nga ai ligj. Është një sistem që është perfeksionuar pas 2013-ës dhe fatkeqësisht është edhe arsyeja kryesore pse politika ndodhet në këtë situatë. Nuk është hera e parë që Rrahman Rraja përmendet për sherret e zonës, për debatet e zonës, për punësimet e zonës, për trafikun e drogës të zonës”, thekson ajo.

 

Reagimi i qeverisë si ishte?

 

“Unë mendoj që në situatën në të cilën ndodhemi çdo gjë është jashtë kontrollit dhe këtu nuk është çështje e zëvendësimit të një personi të PS me një individ tjetër po të PS. Unë gjykoj se situata me rendin është jashtë kontrollit dhe është jashtë kontrollit si një shprehje e qartë e vullnetit politik”, thotë ajo.

 

Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi duke e zëvendësuar atë me Taulant Ballën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *