Subscribe

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, ditën e djeshme u dhunuan barbarisht sapo zbritën nga trageti në Kotor. Ata u goditën me grushte dhe shkelma nga tre persona të veshur civilë.

Si pasojë e dhunës barbare një nga tre të rinjtë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është nën kujdesin e bluzave të bardha.

Lexo edhe :

Related Posts

Ditën e sotme, mediet malazeze bëjnë me dije se policia ka identifikuar tre persona të dyshuar që sulmuar shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës.

Drejtoria e Policisë ka bërë të ditur se sipas informacioneve të deritanishme, shkak i ngjarjes ka qenë një incident në trafik.

“Sot në orët e pasdites është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur. Policia efektivët janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të ndriçuar ngjarjen”, njoftoi dje policia malazeze.

Shtohet se efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur nga mediat.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, i cili do të deklarojë kualifikimin e tij ligjor pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të mëtejshme të urdhëruara në lidhje me këta persona, por edhe për identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm, për të cilët publiku do të njoftohet. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka ndodhur pas një debate në trafik’, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *