Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme,...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye...

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum,...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Dhjetë llogari bankare, apartamente dhe makina, SPAK sekuestron pasuritë e dy trafikantëve

29 Mars 10:48

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, më datë 26.02.2024, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Princ Dobroshi, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë, pasi gjatë vitit 2020, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjykata e Lartë refuzon rekursin trafikantit të drogës, Princ Dobroshi
SPAK i sekuestroi sot pasuritë, kush është Princ Dobroshi, bosi shqiptar i drogës i njohur me nofkën “Peshkaqeni”

Gjithashtu rezulton se Princ Dobroshi në vitin 1993, ishte kapur, dhe më pas ishte dënuar në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.

Subjekti tjetër i këtij procedimi pasuror Olsi Syziu, shtetas i Republikës së Shqipërisë, aktualisht po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë, për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike të një sasie të konsiderueshme”, si pjesëtar i një bande, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjatë vitit 2022 dhe më pas, ky shtetas së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasira të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani, si dhe ka shpërndarë lëndë narkotike në Gjermani.

Subjektet e hetimit pasuror kanë lidhje krushqie me njëri tjetrin, pasi Princ Dobroshi ka për grua motrën e subjektit Olsi Syziu.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetim pasuror Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara

1-Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;

2-Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;

3-Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

4-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

5-Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;

6-Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.

7-Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Olsi Syziu princ dobroshi sekuestrohen pasurite SPAK

Nga e njëjta kategori

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme, Berisha mesazh Ramës nga selia blu: Fundin e ke të shpejtë

më shumë...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan

më shumë...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së, 37 mijë vota pro

më shumë...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lezhë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.