E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhimbje e madhe në Francë, vendi kalon shifrën 20 mijë viktima nga virusi

Franca kaloi këtë të hënë shifrën e  20,000 viktima nga koronavirusi, duke u bërë vendi i katërt në botë që e kalon këtë prag, pas SHBA, Italisë dhe Spanjës . Më konkretisht deri këtë të hënë ky vend regjistron 20 mijë e 265 të vdekur nga te cilet 547 vetem kete te hene.

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në Francë, Jerome Salomon, tha se viktimat nga koronavirusi janë rritur për 2.8 % këtë të hënë, në 20,265, krahasuar me rritjen për 2.0 %, të dielën.

Reklamë

“Vendi ynë e kaloi një prag që është simbolik dhe i dhimbshëm”, tha Salomon.

I vetmi ngushëllim është që numri i pacientëve nën kujdes intensiv ka rënë për të dymbëdhjetën ditë me radhë.

Aktualisht janë 5683 paciente në gjëndje të rëndë ndërsa totali I të prekurve nga dita e parë e deri më tani është 155 mijë e 383.

Vazhdo të lexosh

Reklamë