Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim...

“Taulant do luash bixhoz me fatin e shqiptarëve?”, debat...

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi shprehet gati...

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët, të paktën...

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në bazat ushtarake...

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim për Shqipërinë...

“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe për Pr.ligjin...

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe, Muçi kërkon...

Ndryshimet në “Ligjin për Turizmin”, Balla: Pezullohen punimet në...

Dhe demokracia amerikane është ende e gjallë

Ines Pohl
Gazetare DW
12 Nëntor 22:09

Normalisht, zgjedhjet afatmesme në SHBA vështirë se luajnë një rol për komunitetin ndërkombëtar.

Normalisht, debatet mes kandidatëve për senatorë dhe guvernatorë sillen rreth çështjeve të brendshme, rajonale që nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhën e botës.

Por  “normale” nuk është më asgjë në këtë vend, i cili është në një krizë ekzistenciale që kur Donald Trump mori postin. Dhe ku pas zgjedhjeve afatmesme, për një kohë të gjatë u duk se  ishte vetëm një hap larg humnerës.

Sa i fortë është ndikimi i Trump?

Prandaj sytë e gjithë botës ishin nga  8 Nëntori. Pyetja shqetësuese ishte nëse Donald Trump dhe njerëzit e tij me mendje të ngjashme do të arrinin të minonin më tej sistemet demokratike dhe të sillnin mohuesit e rezultatit të zgjedhjeve, racistët dhe ekstremistët e djathtë në pozitat që do të vendosin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse rezultatet e zgjedhjeve do të njihen apo jo.

Por ishte një pyetje edhe nëse do të ishte në gjendje  Donald Trump të vazhdonte politikën e tij destruktive jashtë Shtëpisë së Bardhë, politikë kjo, e cila kishte arritur kulmin më 6 janar 2021 me sulmin e mbështetësve të tij në Kapitol në Uashington.

Partia në pushtet historikisht e fortë

Ai nuk ia doli. Shqetësimet se përkrahësve të tij do t’i jepej përgjegjësi politike në shkallë të gjerë nuk janë materializuar. Përkundrazi, prej tashmë dekadash, asnjë parti në pushtet nuk doli aq mirë në zgjedhjet afatmesme sa demokratët e Presidentit Joe Biden.

Sondazhet e para tregojnë se në SHBA, natyrisht, janë shqetësimet ekonomike ato që preokupojnë më shumë njerëzit. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet në tregun e banesave po rriten shumë në disa rajone, inflacioni është i lartë dhe ka shqetësime të mëdha për të ardhmen.

Megjithatë, këto sondazhe tregojnë gjithashtu se shumë amerikanë janë shumë të shqetësuar për gjendjen e demokracisë së tyre – dhe e kanë kuptuar se mosvotimi në fund të fundit shkon vetëm në favor të fanatikëve. Pjesëmarrja ishte përkatësisht e lartë.

Votuesit për herë të parë duan mbrojtjen e mjedisit

Është për t’u habitur që votuan një numër veçanërisht i madh votuesish për herë të parë, për të cilët lufta kundër katastrofës klimatike është gjithashtu veçanërisht e rëndësishme këtu në SHBA. Një subjekt i përqeshur nga pothuajse çdo republikan në këtë vend të madh.

Pra, e gjithë kjo – dhe debati për të drejtat e abortit – ka ndaluar marshimin e frikshëm të fitores së republikanit Trump.

E gjithë kjo forcon Presidentin Biden. Megjithëse qeverisja sigurisht që nuk do të bëhet më e lehtë kur demokratët mund ta  humbasin shumicën në Kongres.

A mund të çlirohen republikanët?

Pyetja intriguese është se çfarë do të thotë ky rezultat për Partinë Republikane. A mund të çlirohet ajo? Tani që ka prova se pozicionet ekstreme të Trump  nuk mund të fitojnë shumicën? A do ta shpallë Donald Trump kandidaturën e tij për president javën e ardhshme? A do të kenë guximin për të kandiduar kundër tij burra si Ron DeSantis, guvernatori i Floridës që siguroi fitoren duke u distancuar nga Trump?

Pas zgjedhjeve është si para zgjedhjeve. Presidenti Biden nuk ka lënë asnjë dyshim për këtë, duke pretenduar qartë suksesin relativ të demokratëve si të tijin dhe duke njoftuar se ai dhe gruaja e tij Jill do të vendosin në fillim të vitit të ardhshëm nëse do të kandidojnë përsëri.

Kaq shumë pyetje që do të duhet të marrin përgjigje në ditët dhe javët në vijim. Por për momentin ka pak hapësirë për frymëmarrje: Demokracia amerikanee konsideruar pothuajse e vdekur është gjallë. Dhe ky është vërtet një lajm i mirë./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret Opinion Politike
Tagged:
Demokraci ines pohl SHBA

Nga e njëjta kategori

I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani merr armën dhe shkon të vrasë autorin 18-vjeçar

më shumë...

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim entik: Të shpallet “non grata” nga Shqipëria

më shumë...

“Taulant do luash bixhoz me fatin e shqiptarëve?”, debat mes Kaprit dhe Ballës, socialisti: Gënjeshtar me pagesë, ke mizën nën kësulë

më shumë...

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi shprehet gati për armëpushim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:15

Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini...

1:06

I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës,...

1:02

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe...

12:30

Plagosje me thikë në poliklinikën e Shkodrës,...

12:29

“Taulant do luash bixhoz me fatin e...

12:25

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi...

12:17

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët,...

11:58

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në...

11:49

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim...

11:32

“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe...

11:28

Projektligji për dëftesat tregtare, Salla: Krijojmë mundësi...

11:13

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

11:05

“Policia, policia”, 31-vjeçari rrethohet nga efektivët në...

10:58

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, Rrugorja e Fierit...

10:39

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe,...

10:31

Ndryshimet në “Ligjin për Turizmin”, Balla: Pezullohen...

9:41

Aksident tek “Pushimi i shoferit” në autostradën...

9:26

Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari me arsenal armësh në...

9:16

Arrestime për vjedhjen në Postën e Durrësit,...

8:52

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • “Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfar...
  • Çfarë parashikojnë yjet sot: E enjtja sjell kthesa të paprit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.