Dezinfektohet pallati ku banon pacienti i prekur me COVID-19 në qytetin e Elbasanit, i konfirmuar këtë të mërkurë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Në daljen e përditshme për mediat, zv.ministrja Mira Rakacolli tha se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë identifikuar 23 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 146 qytetarë.

 

 

Në hartën e qyteteve më të prekura me COVID-19, Tirana shënon 83 të infektuar, Fieri me 14 dhe gjithashtu Korça ka njohur një përhapje të shpejtë të koronavirusit, me 11 të prekur.

 

Ndërkohë, 3 të infektuarve janë të intubuar dhe një tjetër ndodhet në terapi intesive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *