E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dezinfektohen tokat nga karkaleci, Ministria nis aksionin pas shqetësimit të fermerëve

Pas shqetësimit të ngritur nga fermerët, ministria e Bujqësisë nisi aksionin për të dezinfektuar tokat bujqësore për zhdukjen e karkalecit.

 

Spërkatja me pesticide nisi fillimisht në vatrën e krijuar në fshatin Gjolen të belshit, ndërsa do të vijohet edhe me Divjakën.

 

Reklamë

Sipas specialistëve, ky është momenti i duhur për të ndërhyrë sepse karkaleci është ende në fazën e zhvillimit.

 

Ekspertët shtojnë se këtë vit janë paraqitur një numër më i ulët vatrash se vitin e kaluar falë dezinfektimit të vazhdueshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë