Një ditë më parë Bashkia e Korçës ka nisur dezinfektimin e rrugëve, parqeve, lulishteve dhe blloqeve të banimit. Nisja e këtij procesi nga ana e punonjësve të bashkisë së Korçës është lajmëruar në rrjetet sociale përmes një videoje ku shihet ndërhyrja në parkun Rinia të qytetit të Korçës.

 

Pjesë e dezinfektimit janë bërë edhe institucionet arsimore, që nga shkollat, kopështet e çerdhet. Në shkollën Sevasti Qirjazi është kryer këtë të enjte dezinfektimi i të gjitha ambjenteve, nga firma e kontraktuar për kryerjen e këtij procesi në të gjitha institucionet arsimore. Pasdreken e sotme një makinë zjarrfikëseje është parë në rrugët e qytetit të Korçës duke kryer dezinfektimin e trotuareve, ku qytetarët qarkullojnë më së shumti këto ditë. Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se dezinfektimi do te jete periodik, ndersa i ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria si masa më efektive kundër COVID-19.

 

Bashkia e Korçës i ka bërë apel qytetarëve që të ndihmojnë duke qëndruar në shtëpi, në mënyrë që sipërfaqet e rrugëve e trotuareve të jenë të lira për punonjësit që trajtojnë kimikate në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *