Subscribe

Ndërsa përhapja e Covid 19 ka izoluar pothuajse të gjithë jetën qytetare në vend, bashkitë përkatëse po bëjnë dizinfektimin e rrugeve, shesheve dhe të autobuzeve.

 

Në Berat, puna nisi mbrëmjen e të hënës, pas ndalimit të lëvizjes së këmbësorëve.

 

Edhe ne Durres u pastruan rruget ndersa bashkia  mori masat per dizinfektimin e 30 autouzeve që kryejnë transportin e punonjësve të  nje fasonerie.

 

Gjate dites se sotme Bashkia e Pukës vec dizinfektimeve nisi edhe perkujdesjen ndaj te moshuarve qe jetojne ne zonat rurale,duke derguar ushqime dhe mjete higjeno sanitare.

 

Në Pogradec, inspektorët mbyllën disa dyqane, qe produktet e tyre i kishin nxjerre ne trotuar duke mos resptuar rregullat e higjenes. Po ashtu kontrollit i janë nënshtruar edhe disa biznese fasone.

 

Ne kishën e Shën Ndout në Lac, vizitoret ishin te rralle pas pezullimit te pelegrinazhit për 13 te martat e shenjta.

 

Ndersa ne Fier, vec dezinfiktimit te rrugeve ne urgjences e spitalit, i jane nenshtruar analizve i tere stafit te spitalit te fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *