E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Devoll/ Kryebashkiakut të ri i kyçin derën, nuk futet dot në zyrë

Në orën 16:00 përfundoi orari zyrtar I punës dhe pikërisht në këtë moment ish kreu i bashkise Bledion Nallbati u largua nga ndertesa e institucionit. Nallbati u percoll me duartrokitje nga mbeshtetesit,te cilet qendruan para bashkise per 6 ore.

Nje punonjese e bashkise ka mbyllur deren e  jashtme te nderteses,ndersa mbështetesit janë larguar pas Nallbatit. Sekretari i keshillit bashkiak i ka kërkuar zyrtarisht nëpermjet nje shkrese sekretares së Nallbatit,të liroje zyrën.

Sakaq Eduart Duro i shoqëruar edhe nga Prefekti i Korcës kanë shkuar para godinës së bashkisë për tu futur në zyrën e kryetarit të bashkisë por dera e jashtme e mbyllur me celës ia ka pamundësuar një gjë të tillë.

Kreu I ri I bashkisë e bëri betimin para këshillit të ri të bashkisë këtë të premte në ambjentet e Prefekturës duke qënë se institucioni I bashkisë ishte mbushur me përfaqësues të PD.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë