Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a...

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do të mbarojë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë...

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për...

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i parë i...

DETAJET/ Bashkëmenaxhim, gjendet formula për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, reagon KMSH

4 Shtator 10:33

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duket se ka gjetur një formulë për të mundësuar hapjen e Xhamisë së Namazgjasë për besimtarët pas një ngërçi disa vjeçar për shkak të mungesës së dakordësisë nga pala turke për të dorëzuar objektin, e ndërtuar me kontributin monetar të besimtarëve turq.

Në një Letër Angazhimi të publikuar sëfundmi në faqen zyrtare, KMSH ka marrë përsipër që menaxhimi i xhamisë të jetë i përbashkët mes shqiptarëve dhe turqve, ndërsa pronësia e saj do të jetë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Mësohet se janë hedhur hapat e para për ngritjen e një fondacioni, me përfaqësues nga KMSH dhe pala turke, i cili do të merret me menaxhimin e objektit të kultit më të madh të myslimanëve në Shqipëri.

“Duke qenë se Xhamia e Namazgjasë do të jetë xhamia më e madhe e vendit, KMSH, jep dakordësinë dhe miraton që ky objekt kulti të administrohet nëpërmjet një fondacioni i cili do të jetë autoriteti i vetëm në këtë aspekt dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë si edhe të kompleksit përreth saj, (i përbërë nga parkingu, dyqanet, restorantet, biblioteka, sallat shumë-funksionale, klasat, shatërvanet, abdesthane, kopshtet dhe oborri i xhamisë)”, shkruhet në letrën e angazhimit të publikuar nga KMSH.

Fondacioni do të drejtohet nga Myftiu i Tiranës dhe do të ketë përfaqësues nga të dyja palët. Siç konstatohet edhe në dokumentin e shpërndarë nga KMSH, Myftiu i Tiranës do të ketë fuqi ekzekutive dhe do të përfaqësojë fondacionin që do të menaxhojë xhaminë në palët e treta.

“Fondacioni udhëhiqet nga Kryetari i Fondacionit, i cili është Myftiu i Tiranës.  Kryetari i Fondacionit ka të drejtën të përfaqësojë Fondacionin përpara të tretëve si dhe të drejtën për të firmosur çdo akt që ka të bëjë me regjistrimin. Detyrat dhe kompetencat e tjera janë parashikuar në statutin e Fondacionit”.

Bashkëmenaxhimi i Xhamisë së Namazgjasë i jep fund ngërçit politik të krijuar mbi të, ndërsa pritet që në ditët në vijim pritet të përpilohet edhe statuti që përcakton mënyrën se si do të funksionojë fondacioni.

LETRA E ANGAZHIMIT E PUBLIKUAR NGA KMSH

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) është bashkësi fetare, jo politike, i pavarur nga shteti, i cili përbëhet nga të gjithë besimtarët myslimanë me banim në territorin e Republikës së Shqipërisë, që pranojnë parimet themelore të fesë Islame. KMSH vepron si person juridik me anë të organeve të veta të parashikuara në ligj, në aktin e themelimit si edhe në statutin e tij.

Për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, KMSH ka të drejtë të ndërtojë xhami, objekte kulti dhe objekte të tjera në funksion të tyre, brenda të cilave kryhen ceremoni e rite fetare. Po ashtu, KMSH ka të drejtën të hapë edhe qendra kulturore për menaxhimin dhe administrimin e duhur të xhamive dhe objekteve të kultit në pronësi të saj.

Me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe kompleksit të saj përreth, objektiv i cili tashmë është realizuar me sukses, KMSH dëshiron që këtë objekt kulti ta çelë dhe vërë në përdorim për besimtarët myslimanë në afatet më të mira.

Duke qenë se Xhamia e Namazgjasë do të jetë xhamia më e madhe e vendit, KMSH, jep dakordësinë dhe miraton që ky objekt kulti të administrohet nëpërmjet një fondacioni i cili do të jetë autoriteti i vetëm në këtë aspekt dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë si edhe të kompleksit përreth saj, (i përbërë nga parkingu, dyqanet, restorantet, biblioteka, sallat shumë-funksionale, klasat, shatërvanet, abdesthane, kopshtet dhe oborri i xhamisë).

Fondacioni themelohet si një organizatë jofitimprurëse bazuar në ligjin nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar, si edhe ligjin nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse” dhe merr emrin “Fondacioni i Xhamisë së Namazgjasë”, ai organizohet në përputhje me aktin e themelimit dhe statutin.

Fondacioni udhëhiqet nga Kryetari i Fondacionit, i cili është Myftiu i Tiranës.  Kryetari i Fondacionit ka të drejtën të përfaqësojë Fondacionin përpara të tretëve si dhe të drejtën për të firmosur çdo akt që ka të bëjë me regjistrimin. Detyrat dhe kompetencat e tjera janë parashikuar në statutin e Fondacionit. /vizionplus.tv 

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret
Tagged:
bashkemenaxhim fondacioni Hapet Xhamia E Namazgjasë

Nga e njëjta kategori

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon pas deklaratës së aktivistit: Avash avash, të gjithë do dalin

më shumë...

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë kush bllokon korsinë e emergjencës

më shumë...

Dita e 22-të e protestës në Tiranë, qytetarët distancohen nga incidenti me flamurin izraelit: Poshtë patronazhistët

më shumë...

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri reagon për protestuesit nga Kosova e Maqedonia e Veriut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

8:11

Ja si do të “shfryhet” trafiku në...

8:06

Kur do të jenë gati mbikalimet për...

7:51

Dita e 22-të e protestës në Tiranë,...

7:29

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit...

6:53

Rama: Kujdes nga “ushtarët e verbër”. Kryeministri...

6:42

Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për...

6:20

Mediat iraniane njoftojnë se përfundoi raundi i...

5:57

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për...

5:06

Heqja e flamurit izraelit gjatë protestës në...

4:21

Protesta e 20 qershorit, e gdhinë para...

4:03

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet...

3:44

Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku...

3:07

Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç,...

2:38

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.