Një 45-vjeçare u masakrua me thikë këtë të hënë nga bashkëshorti i saj.

Klarita Ismalaja, nënë e dy fëmijëve, u ekzekutua rreth orës 10:45 brenda ambienteve rrethuese të një fasonerie ne bubq, të Krujës.

Ajo u vra brenda në makinë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja, 51 vjeç, i cili më pas tentoi vetvrasjen duke goditur veten me thikë. 51-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Çifti i bashkëshortëve mësohet se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Krujës me makinen e tyre. Por rrugës ata kishin devijuar në një rrugë dytësore.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, ata arritën të futeshin brenda ambienteve të fabrikës së këpucëve pa u pikasur nga rojet duke ndjekur nga pas një kamion.

Mendohet se 51-vjeçari fillimisht debatoi me bashkëshorten e më pas e qëlloi atë disa herë në trup.

Ishin punonjësit e fasonerisë ata që zuluan krimin dhe që njoftuan menjëherë policine.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa hetuesit po mbledhin deshmi nga te aferm te tyre.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë ku administronte një biznes familjar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *