Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar Van Koxha dhe plagosjes së vëllait të tij në Itali më 25 nëntor, ku autorë të ngjarjes deri më tani janë identifikuar dy persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Siç shkruajnë mediet e huaja, të dy shqiptarët kishin marrë plagë të shumta në gjoks.
Lexo edhe :
Related Posts
Autorët kanë tentuar të largohen menjëherë nga vendngjarja, por dy prej tyre nuk i shpëtuan prangave. Policia u vu në ndjekje të autorëve dhe i arrestuan pak metra larg vendngjarjes. Një nga të dyshuarit u pa teksa hodhi thikën me forcë. Por në të nuk kishte gjurmë gjaku, teksa besohet se arma tjetër është fshehur apo hedhur diku tjetër.
Ndërkohë Policia italiane informoi se të dy shqiptarët kishin kërkuar ndihmën e efektivëve, teksa u goditën pranë një hoteli të zonës.
“Na therën me thikë, na ndihmoni!”, i thanë shqiptarët e plagosur efektivëve.
Si ndodhi ngjarja?
Autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje. Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja. I vëllai mbeti i plagosur lehtë. Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit. Në këtë rast, sipas hetuesve, bëhet fjalë për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase
Policia po heton motivet që çuan në ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv






