Të tjera detaje dalin në pah nga ndalimi i Vladimir Gjutës pranë selisë së Partisë Socialiste. Mësohet se 40-vjeçari kishte armë të tipit “Pistoletë” me vete me një fishek në gojë gati për të qëlluar.

 

Po ashtu, në momentin e ndalimit ai kishte edhe 120 mijë euro me vete. Vladimir Gjuta ka sqaruar se armën e mbante me vete sepse do të kthente shumën nga euro në lekë.

 

Gjuta u shoqërua në polici vetëm 5 ditë pasi kishte lënë qelinë.  Ai u ndalua me 4 janar për goditjen e kushëririt të tij me çekiç në 19 dhjetor 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *