Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike

 

Bëhet me dije se Kajmaku u arrestua nga policia italiane me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto. Në momentin e arrestimit, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte.

 

Arrestimi u bë me 27 maj 2022 dhe nëse kokaina që u kap nga policia italiane do të hidhej në treg, do të kapte vlerën rreth 1 milion euro

 

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *