Detaje tragjike mesohen nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Fushë-Prezë në orën 23:50, në Fushë-Prezë. Dy nga viktimat, Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç janë vëllezër, ndërsa Andi Laçi 22 vjeç ka lidhje familjare me ta, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Viktimë mbeti edhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç.
Lexo edhe :
Related Posts
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë. Automjeti, i cili drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk mund të bëhej asgjë për të rinjtë të cilët u dogjën brenda makinës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv









