Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Dushar-Moglicë në zonën e Maliqit. Një mjet i tonazhit të rëndë, duke udhëtuar, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur për vdekje 38-vjeçarin Marsel Nazifi, me detyrë drejtor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.

 

Mësohet se në mjet kanë qenë pesë persona përfshirë edhe drejtuesin e mjetit, ndërsa në momentin e aksidentit, Nazifi ka tentuar të hidhet nga makina, por kamioni është përmbysur duke e zënë poshtë.

 

Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë, duke nxjerrë trupin e pajetë të 38-vjeçarit si edhe duke ndihmuar katër të lënduarit. Mjeti i përket një banori të zonës i licencuar në fushën e tregtimit të druve të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *