Subscribe

Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri kanë qenë objektivi i atentatit të mbrëmjes së djeshme në Elbasan. Bëhet me dije se pranë “rrethrrotullimit të luleve”, ekzekutorët kanë ndjekur me makinë tip Volvo, Çollakun dhe Bitrin dhe teksa kanë dalë nga mjeti, jane ekzekutuar.

Lulzim Bitri, 35 vjeç banues në fshatin Katund i Ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shtetasi Ardian Çollaku është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, por mjekët thanë se pësoi vdekje klinike dhe u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Çollaku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Policia tha se, mjeti tip Volvo që autorët kanë përdorur është gjetur i djegur në fshatin Balldren. Pika kontrolli, specialistë të Departamentit të policisë Kriminale me në krye Tonin Vocin, FNSH dhe Renea kanë qenë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, në ndihmë të policisë lokale. Për ngjarjen, jane pyetur dëshmitar okularë, janë sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë në pritje të zbardhjes së kësaj ngjarje.

Policia e Elbasanit tha se ky ekzekutim mafioz dyshohet të jetë larje hesapesh në trafikun e drogës. Grupi hetimor vijon punën me mbledhjen e çdo prove për të arritur në gjurmët e autorëve.

Ku ishin viktimat?

Lulzim Bitri 35 vjecari nga Katundi i Ri ishte një emër i njohur për drejtësinë Maqedonase pasi në vitin 2018 ky shtetas është përfshirë në një përplasje me armë, dhe gjykata vendase e dënoi me 4 muaj heqje lirie.

Ardian Collaku Subashi, 48 vjeç banues në Elbasan, edhe ky një emër i njohur për drejtësine Italiane. Në vitin 2015 Gjykata e Modenas e dënoi me 23 vite heqje lirie per veprat penale “Shfrytezim të prostitucionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Policia e Elbasanit e arrestoi Collakun në vitin 2015 me qëllim ekstradimin në Itali, por nuk dihet si Collaku i shpëtoi denimit, duke shijuar lirinë në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *