E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE/ Roja e shkollës kërcënonte të miturën se do i shkruante emrin në mure, e përdhunoi

Dalin në dritë të tjera detaje nga përdhunimi i të miturës në Tiranë. Mësohet se 65-vjeçari që ka nisur historinë e përdhunimit është roja e shkollës ku shkonte edhe 15-vjeçarja, ndërsa ishin edhe në të njëjtën lagje.

I moshuari e kërcënonte vazhdimisht të renë se nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të, do t’i shkruante emrin nëpër mure dhe e quante kurvë.

Reklamë

Nën presion, 15-vjeçarja ka pranuar të kryejë marrëdhënie intime. 65-vjeçari e ka filmuar dhe më pas e ka shpërndarë videon tek tre të rinj, dy prej të cilëve ishin nxënës të shkollës.

Duke përfituar nga videoja, edhe këta të fundit kanë kërcënuar të miturën se duhet të kryente marrëdhënie edhe me ta ose do ta shikonte veten në momente intime në rrjetet sociale.

Dyshohet se me 15-vjeçaren është abuzuar për disa ditë rresht. Prindërit e vajzës, pasi kanë mësuar ngjarjen, kanë denoncuar abuzuesit, të cilët u arrestuan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë