Aksidenti me katër të plagosur pasditen e kësaj të shtune në Elbasan duket se si shkak është bërë lagështia në rrugë.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Krrabë, pranë fshatit Shijon. Policia bën me dije se në aksident janë mjeti me targa AA 657 UY, me drejtues shtetasin I.N., 16 vjeç, i cili është përplasur me mjetin me targa AA 492 UG, me drejtues shtetasin B.K., 29 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, shtetasja V.K., 56 vjeçe dhe shtetasi L.F., 17 vjeç, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë grupi hetimor po heton për detaje të tjera në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *