Subscribe

Detaje të reja kanë dalë në drite nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të dielës  në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një 65-vjeçar u vra me mjete të forta nga shoku i tij 42-vjeçar.

Një ditë pas ngjarjes  policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen, ku 42 vjecari admir beqiri goditi me shishe qelqi duke e lënë të vdekur në vend mikun e tij gëzim bizoni , 65 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Viktima pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja, jetonte i vetëm në banesë, por një vit më parë kishte marrë shokun e tij Beqiri, të jetonin së bashku.

Dyshohet se viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit,  të largohej nga banesa, pasi  ky i fundit sipas hetimeve paraprake kishte problem me alkolin.

Në gjendje të dehur autori por edhe nën efekt të lëndëve narkotike, pas një konflikti të çastit ka goditur me shishe qelqi 65-vjeçarin Gëzim Bizoni.

Admir Beqiri, njihet ndryshe edhe si “Miri i Safos” dhe kishte precedentë të mëparshëm kriminalë. Ai u arrestua menjehjërë pas ngjarjes së rëndë nga policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *