Subscribe

Dy të rinj nga Durresi janë viktima të një atentati me armë që iu organizua atyre pasditen e së hënës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:40 pranë tregut të makinave.

Vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia kanë mbetur të vdekur në vend, pasi automjeti më të cilin po udhetonin është qëlluar me breshëri në pjesën e përparme dhe të pasme të tij. Dy vëllëzërit ishin në automjetin Volkswagen Golf me targa AA716 ZZ dhe ecnin në drejtim të Shkozetit.

Viktor Haxhia dhe vëllai i tij Besmir Haxhia janë banorë të Spitallës, por origjina e familjes së tyre është nga Puka. Ata kanë një biznes tek tregu i makinave që lidhet me shitjen dhe dhënien me qira të automjeteve, ndërkohë që Viktori kishte mbaruar në vitin 2018 studimet në degën juridike dhe më vonë ishte pajisur edhe me licensën e avokatit.

Forca të shumta të policisë mberritën menjëherë në vendngjarje, bashkë me ato Renea dhe ndërhyrjen e shpëjtë. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë rreth autorëve të këtij atentati dhe motivit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *