E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Detaje nga tragjedia në Kosovë! Adoleshentët u konfliktuan për një vajzë, 19-vjeçari vrau me armë bashkëmoshatarin (FOTO)

Një 19-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në Vushtri të Kosovës mbrëmjen e djeshme.

Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është 19-vjeçari Bleon Dibrani, i cili është arrestuar.

Viktima Ardit Zymeri

Në kuadër të hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, grupi hetimor si prova materiale gjeti dhe sekuestroi tre gëzhoja. Ndërkohë, në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë me 5 fishekë.

Autori Bleon Dibrani

Teksa hetimet po vazhdojnë, pista kryesore është ajo e xhelozisë. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe ka përfunduar në tragjedi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë