E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Kronikë

Detaje nga ngjarja tragjike në Berat/ Kush është i mituri që humbi jetën

Zbardhen emrat e të miturit që vdiq këtë të hënë në Berat dhe të babait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Burimet bënë me dije se jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike e humbi 16-vjeçari Mikel Xhardo. Ai vdiq në vend.

 

Reklamë

Kurse i ati, 43-vjeçari Lefter Xhardo ka marrë dëmtime të mëdha. Në fillim ai u dërgua tek spitali i Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në Tiranë.

 

Babë e bir po korrnin misrin në arë me autokambajnë në momentin që u goditën nga energjia elektike. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Lapardha të Beratit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë