16 persona janë arrestuar, 3 janë shpallur në kërkim dhe shumë të tjerë janë proceduar nga policia e Korçës, gjatë operacionit antidrogë.

 

Uniformat blu kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në qytetin juglindor, ndërsa janë kapur personat që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

 

Sipas policisë, në total janë sekuestruar 9 kilogramë kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë kanabisi.

 

Gjithashtu janë bllokuar 9 automjete, 6 peshore elektronike, si dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

 

Hetimet për goditjen e grupit kriminal në Korçë kanë zgjatur afro gjashtë muaj.

 

Të ndaluar me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata, shtetasit:

Piro Papapetro; Petrit Arixhiu; Bledar Repa; Taulant Repa; Ermal Bezhani; Markelian Kamenica; Enea Frashëri; Gentian Koçoli; Devis Xhaholli; Martin Kosturi.

• Të arrestuar në flagrancë gjatë këtij procedimi shtetasit:

Isuf Durmishllari; Minella Pleqi; Gjergji Renja; Ardi Sterjo; Donald Qemal; Nikola Lara.

•Të shpallur në kërkim shtetasit:
E. K; M. D; dhe E. N.

Të proceduar në gjendje të lirë 24 shtetas të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *