Masakra e kësaj të premtje në Vlorë është ndër më të rëndat të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë. Autori 24 vjeçar ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij, duke e vrarë me kallashnikov bashkë me bashkëshorten.

 

Sipas policisë bëhet me dije se ne fillim ai ka vrarë  Demirin  dhe  gruan e tij Ferijen. Me pas ka ekzekutuar edhe dy djemte e 72 vjecarit bashke me bashkeshortet e tyre konkretisht, Azemin me Aferditen si  dhe  Besimin  me gruan e tij Vasiliken.

Por Ridvan Zykaj nuk ka kursyer edhe dy femijet e Besimit, konkretisht Saren 16 vjece dhe Ledjonin 8 vjec.

 

Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici  dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes.

 

Nderkohë  vijon kontrolli i imtesishem i gjithe zones,  nga Renea dhe FNSH  duke perdorur edhe qente e gjurmë.

 

Viktimat:

Demir Zykaj 75 vjeç,

Ferije Zykaj 72 vjeçe, (gruaja e Demirit)

Azem Zykaj 45 vjeç ( djali I Demirit)

Afërdita Zykaj 43 vjeçe, (gruaja e Azemit)

Besim Zykaj 43 vjeç, (djali I Demirit)

Vasilika Zykaj 42 vjeç, (gruaja e Besimit)

Sara Zykaj 16 vjeç ( vajza e Besimit)

Ledjon Zykaj 8 vjeç. (djali I Besimit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *