Gjymtyrë të coptuar dhe trupa të pajetë ishin pamjet që filmuan dronët dhe kamerat termike në vendin ku u rrëzua avioni me municione serbe.

 

Ne vendin e ngjarjes u filmuan gjithashtu edhe pjesë municionesh të shpërndara.

 

8 persona mbetën të vdekur nga ky aksident i rëndë.

 

Avioni i kompanisë ukrainase, i mbushur me municione serbe ishte nisur nga Serbia për në Bangladesh.

 

Në një deklaratë për mediat kryetari i bashkisë së Pangait, Filippos Anastasiadis ka bërë të ditur se është ndalur në një diametër prej 500m kalimi i automjeteve dhe banorëve në afërsi të zonës ku u rrëzua avioni.

 

Ndërkohë një kompani e posaçme e mbrojtjes biologjike ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe do të hetojë rrezikun që mbartin mbetjet e municioneve që transportoheshin në avion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *