Subscribe

Pamjet e kamerave të sigurisë, por edhe prova të tjera pritet ti vijnë në ndihmë policisë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi në selitë të Tiranës, ku për pasojë mbeti i plagosur Zamir Kalemi.

Burimeve policore konfirmuan për Vizion Plus se shënjestra ishte ndjekur sapo doli nga banesa e tij nga një tjetër automjet, jo ai i tipit ”Nissan” që u përdor për atentatin.

Lexo edhe :

Related Posts

Në këto kushte, hetuesit sekuestruan pamjet ku shihet mjetit tjetër. Në këtë mjet ndodhej vetëm një person  që dyshohet se kishte rolin e vëzhgimit të Kalemit si dhe për të informuar për lëvizjet e shënjestrës.

Pasi autorët qëlluan me breshëri automatiku ndaj mjetit tip “Smart” që drejtohej nga Kalemi u larguan drejt Bërzhitës, ku më pas kanë dogjën mjetin tip “Nissan”, brenda të cilit u gjet edhe arma e përdorur në atentat. Dyshohet se në të morën pjesë tre persona.

Edhe në zonën ku u dogj mjeti, policia arriti të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë të cilat pritet të ndihmojnë grupin hetimor. Pas djegies së mjetit, autorët u ndihmuan të largohen menjëherë nga personi tjetër që kishte vëzhguar prej disa orësh shënjestrën. Edhe gjatë atentatit, policia mundi të sigurojë disa pamje nga kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *