Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon...

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë euro në...

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares së verbër...

Rusia bombardon Ukrainën për të gjashtën natë radhazi, të...

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i viktimave, vijojnë...

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38 kg për...

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për...

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po...

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor i eksportit...

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të...

DETAJE/ Në krye të grupit një kolumbian, kërcënonte vajzat që s’pranonin të ushtronin prostitucion! Çdo anëtar me detyra të ndara

3 Tetor 11:00

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar ka goditur një grup kriminal që që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, në Shqipëri janë ekzekutuar 7 masa sigurie “arrest me burg”.

Lexo edhe :

Related Posts

Prostitucion "në zemër" të Tiranës, ky është Hoteli që përdorej nga rrjeti ndërkombëtar, vetëm pak metra nga Gjykata e Lartë

Në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, 43 vjeçe, Rostyslav Mieshkov, 53 vjeç, Denis Berisha, 39 vjeç, Mirel Shperdheja, 28 vjeç, Dritan Suka, 37 vjeç, Ilmar Gugashi, 35 vjeç dhe Kejvin Ndreu, 25 vjeç.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç.

Në Kolumbi u arrestua organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi kolumbian Lukas Betancur.

Policia gjtë operacionit ka zbuluar një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja.

Si funksiononte grupi kriminal 

Të gjithë anëtarët e grupit kishin detyra të caktuara.

Sipas policisë Lukas Betancur kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion.

Në rast refuzimi, kolumbiani ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin Dritan Suka, për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit.

Shtetasi Ilmar Gugashi kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel.

Denis Berisha iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion.

Shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e organizatorit.

Policia ka sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Kolumbi prostitucioi

Nga e njëjta kategori

Durrës/ Zbardhen 8 vjedhje, arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, në kërkim bashkëpunëtori

më shumë...

“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dejës pasi dy persona i zuri korrenti: Ambulanca u vonua…

më shumë...

Zjarr i përmasave të mëdha në Udënisht të Pogradecit, digjen mbi 2 hektarë kullotë

më shumë...

Gruri mbetet stok në magazina, fermerët në Maliq: Çmimi që ofrohet nuk mbulon as kostot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:29

U tall me përkthyesen e gjuhës së...

1:23

Vrau tre persona në Mal të Zi,...

12:49

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë...

12:31

“Sekreti” me gjethe dafine dhe sodë buke...

12:23

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

12:20

Durrës/ Zbardhen 8 vjedhje, arrestohet njëri prej...

12:19

“Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”,...

12:12

Si të forcojmë zemrën, kockat dhe trurin,...

12:04

Disa këshilla, si mund ta përgatisim në...

11:58

Zjarr i përmasave të mëdha në Udënisht...

11:57

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares...

11:49

Rusia bombardon Ukrainën për të gjashtën natë...

11:48

Gruri mbetet stok në magazina, fermerët në...

11:44

Durrësi mirëpret festivalin folklorik, grupe nga disa...

11:40

Bilanc katastrofik në Nepal, rritet numri i...

11:36

Tetë muaj pas vrasjes së prindërve, martohet...

11:35

Këto janë 4 shenjat më me fat...

11:23

Sakrifica e jashtëzakonshme e babait, humbi 38...

11:17

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e...

11:16

Kaos me transportin urban, reduktimi i autobusëve...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.