DETAJE/ Gjendet një shishe pesticidesh në banesën e familjes Tola

Gjendet një shishe pesticidesh në banesën e familjes Tola, tre anëtarë të së cilës gjetën vdekjen të premten. Fillimisht u raportua sikur ngjarja tragjike ndodhi për shkak të asifksimit nga gazi, por duket se ky version nuk qëndron.
Në njërën nga dhomat e familjes, u gjet edhe një shishe pesticidesh. Ajo ishte rreth 50 gramshe e mbështjellë me letër, e cila mbante erë të keqe. Pesticidet dyshohet se përdoreshin për patatet e mbjella. Kjo shishe është dërguar në laborator për analiza bashkë me një pjatë supe që ishte në tavolinë.
Nga ngjarja e rëndë humbën jetën nëna Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj, Rudina e Fatjoni. E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër e mitur, Merita. Pasi kaloi kaloi gjendjen kritike në spitalin e Bulqizës, sjo u stabilizua plotësisht në Spitalin e Traumes në Tiranë.




