E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE/ Gentian Qarri i dënuar për drogë në Itali, u qëllua me plumb në gjoks

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se 40-vjeçari Gentian Qarri që u ekzekutua këtë të shtunë në Vlorë kishte një të shkuar kriminale.

 

Reklamë

Ai ka qenë i dënuar me burg në Itali për drogë, ndërsa prej tri vitesh ishte kthyer në Shqipëri, pas shlyerjes së dënimit. “Vizion Plus” mëson se ai punonte si hidraulik.

 

Reklamë

Gentian Qarri u qëllua në gjymtyrët e poshtme dhe në gjoks, teksa ecte. Autorët përdorën një kallashnikov tip “Sharrs” për atentatin, ndërsa u larguan me një mjet tip “Toyota”, që pak minuta pas ngjarjes u gjet i djegur.

 

Gentian Qarri humbi jetën në spitalin e Vlorës si pasojë e plagëve të marra.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë