E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Dështimi është i mazhorancës”/ Ish-ministri, Malaj: Lidershipi i Rilindjes nuk e do anëtarësimin në BE!

Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët e BE-së nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve për negociatat me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish Ministër i Financave, Prof. Dr. Arben Malaj, përmes një lidhjeje Skype, është shprehur se shtyrja e negociatave është një dështim i mazhorancës. Sipas tij është lidershipi i Rilindjes, ai që nuk e anëtarësimin në BE.

“Problemi është që lidershipi aktual i Rilindjes nuk e do Integrimin me Bashkimin Evropian dhe ka sajuar probleme të pafundme për të na lënë të fundit.

Reklamë

Nuk janë çelur negociatat për Shqipërinë dhe kjo është dëshpëruese, jemi ne që vetëpengohemi.

Arsyet mund të jenë të shumta, por dështimi është i mazhorancës. Tendenca për të ndarë me të tjerë, është justifikim dhe Shqipërisë edhe në Mars të 2021-it nuk do t’i çelen negociatat në qoftë se deri në Dhjetor nuk arrin të bëjë maksimumin brenda presidencës së Gjermanisë

Më shumë video

Reklamë