Subscribe

Përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Bledar Dervishaj, pas përfundimit të seancës në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit, u shpreh se ky i fundit do t’i drejtohet prokurorisë, për çështjen e manipulimit të provave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Sipas tij, edhe në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi depozitoi prova të manipuluara vetëm për të rrëzuar pretendimet e Presidentit.

 

“U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore. Meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt2022 nga Kuvendi”, u shpreh Dervishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *