E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Deputeti Zeqiri: Referendumi i suksesshëm, parlamenti të marrë përgjegjësinë

Deputeti i LSDM Muhamet Zeqiri, është shprehur se qytetarët e tregusan qartë se janë pro anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

 

Referendumi i të dielës sipas tij ishte i suksesshëm pasi 610 mijë votues ishin pro legjitimitetit të marrëveshjes me Greqinë, dhe sipas tij tashmë peshën kryesore e ka parlamenti.

 

“Përgjegjësia e parlamentit është që ne tashmë të bindim deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Në këtë process ne jemi të hapur për të gjitha partitë politike, pasi në këtë moment është e rëndësishme e ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë në rrugën euroatlantike. Maqedonia tashmë nuk ka kohë për të humbur, por duhet të nisë menjëherë puna për të gjetur dhe 9 deputetet e tjerë që të plotësohet numri prej 80.”

Më shumë intervista

Reklamë