Pas lajmit se ishte infektuar me COVID, deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko ka informuar se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë pas trajtimit mjekësor.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hysko ka falenderuar të gjithë ata persona që janë interesuar për shëndetin e tij pas publikimit të lajmit.

Ndërkohë, deputeti tha mes të tjerash se virusi është shumë i rrezikshëm dhe ka pasoja serioze. Për pasojë, bën thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë distancimin social.

“Të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media. Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë. Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale. Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *