Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shpërthyer në seancën e sotme plenare ndaj ministrave, duke iu përmendur “byrekët” që konsumonin dikur, dhe makinat e shtrenjta që disponojnë sot.

 

Ai kërkoi nga ata që të zbresin në terren dhe të shikojnë problemet reale të qytetarëve.

 

“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin. Përpara vitit 2005, hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju. Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi çfarë t’u bëjmë juve”, tha deputeti Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *