Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin se ekonomia shqiptare po zhvendoset drejt lindjes dhe jo perëndimit.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu shprehet se në aeroportin e Tiranës po valvitet flamuri kinez bashkë me atë shqiptar.

 

Sipas Shehut ky është një sinjal politik si dhe një provokim ndaj BE pasi në aeroportet nderkombëtare flamuri kombëtar shoqërohet me atë të Bashkimit Europian.

 

“Pamjet e aeroportit te Tiranes flasin per nje tentative cvendosje drejt Lindjes se Shqiperise. Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze. Ne vendet e BE flamuri kombetar aty shoqerohet me ate europian, gje qe duhej te ndodhte edhe te ne si vend “Kandidat”. Por krejt ndryshe, ne mungese dinjiteti, orientimi, apo si pasoje e mareveshjeve okulte, Rilindja ben qe ne “porten” e Shqiperise, te prezantohemi me flamurin kinez…si dikur! E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike. Mbasi po detyron te largohen kompanite perendimore, mbasi prej 6 vitesh nuk ka investime te tilla, kjo qeverisje po deformon edhe simbolikat ne pikat tona strategjike te prezantimit, sic eshte aeroporti “Nene Tereza”. Ky eshte nje sinjal politik i perseritur ne kundershtim me interesat e orientimin tone kombetar drejt Europes e Perendimit, eshte nje arrogance e provokacion ndaj partnereve tane strategjike, ShBA e BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *