Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti deklaroi gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të kësaj të mërkure se mazhoranca nuk ka guxim ta shkarkojë presidentin Ilir Meta.

 

Teksa foli për dy projekligjet e ndryshuara për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, sipas Përmetit, mazhoranca nuk ka guxim ta dërgojë në gjykim kreun e shtetit, edhe pse pretendon që ka shkelur Kushetutën.

 

“Ky ligj ka një qëllim të mirë, për të parandaluar çdo bllokim të mëtejshëm në gjykatat dhe sistemin e drejtësisë. Për të qenë më të saktë. Ky ligj ka për qëllim që mos të ndodhë më bllokimi si në rastin e fundit të Gjykatës Kushtetuese kur presidenti zgjedh të mos ftojë për betim një nga anëtarët. Arsyet pse mazhoranca e sjell këtë ligj në parlament janë pak të çuditshme, absurd. Mazhoranca deklaron se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Mazhoranca pretendon se ka shkelur Kushtetutën, por nuk ka guxim ta shkarkojë ose ta cojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, sepse mazhoranca flirton me Ilir Metën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *