E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deputeti demokrat i “vërsulet” Bashës: Po të mblidhet litari o i mjerë! Fillo internimet tani

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë.

 

Spaho shkruan se se Basha se po sillet si diktatori Enver Hoxha, ku pas dëbimeve duhet të fillojë me internimet.

 

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shkruan Spaho.

Vazhdo të lexosh

Reklamë