E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Deputeti i PD thirret në SPAK, Bledion Nallbati pyetet për konfliktin e dhunshëm ku u përfshi ai dhe vëllai

Deputeti demokrat Bledion Nallbati u paraqit në SPAK këtë të hënë pas konfliktit të dhunshëm ku u përfshi ai dhe vëllai i tij, Altini pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

Ligjvënësi drejtoi gishtin nga kundërshtari i tij politik, Niko Peleshi duke e quajtur konfliktin me shoferin e kamionit në rrethrrotullim të provokuar pikërisht nga kryetari i Kuvendit.

“Erdha të inspektoj si janë kushtet. Sa i përket çështjes sime, unë isha për të sqaruar konfliktin banal dhe të stisur nga Niko e çerrat e vet në fushatë, me synim cënimin e imazhit tim dhe cënimin e procesit zgjedhor.,”- u shpreh Nallbati pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë