E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Deputetët përleshen në parlament, disa humbin ndjenjat

Këto janë pamjet e përleshjes mes ligjvënësve në Parlamentin e Hong Kongut.

 

Deputetët kanë debatuar ashpër gjatë seancës kur në rendin e ditës ishte ligji për ekstradim, ligj i cili ka shkaktuar një ndarje të thellë mes atyre që janë pro dhe kundër.

 

Reklamë

Pamjet tregojnë një nga ligjvënësit që ka humbur ndjenjat dhe ekipi mjekësor e transporton me urgjencë për në spital. Sipas mediave të Hong Kongut, deputeti humbi ndjenjat pas përleshjes në sallë.

 

Ligji për ekstradim është kritikuar ashpër pasi e bën më të lehtë dërgimin e të dyshuarve kriminelë në Kinë, ku ata mund të përballen me akuza dhe gjykime të padrejta.

 

https://www.scmp.com/video/hong-kong/3009825/opposing-political-camps-clash-hong-kongs-legislature-over-controversial

 

Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar prej disa ditësh kundër ndryshimeve të ligjit për ekstradim. Ata thonë se ndryshimet do të dëmtojnë pavarësinë ligjore të Hong Kongut.

 

Më shumë video

Reklamë