E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Deputetët e Listës Serbe do të qëndrojë në Kuvend në pritje të komisionerit Hahn

Deputetët e komunitetit serb këtë të dielë janë futur në ambjentet e  Kuvendit të Kosovës, dhe janë shprehur se do të qëndrojnë aty derisa të  takohen me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn.

 

Presidenti i kësaj Liste, Goran Rakiç, ka deklaruar se pas takimit të jashtëzakonshëm të të ashtuquajturit shtab i krizës në Mitrovicë, deputetët serbë kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit.

 

Reklamë

“Momentalisht jemi duke u kthyer nga takimi i shtabit të krizave dhe dëshiroj të ju njoftoj se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë hyrë në Kuvend në Prishtinë ku do të qëndrojnë deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njoftojmë me hapat anti-serbë që çojnë kah katastrofa humanitare”.

 

Ndërkohë pritet që të hënën komisioneri Hahn, të mbërrijë në Kosovë. Deputetët serbë të Kuvendit të Kosovë u duhet të bëjnë gjumin në objektin e legjislativit, ku ato kanë shpalosur mbishkrime që kundërshtojnë taksën  e vendosur nga Qeveria e Kosovës, e cila i ka shqetësuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, por edhe vetë shtetin serb.

 

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lideri AAK-së, Ramush Haradinaj, më herët ka thënë se taksa prej 100% për Serbinë largohet vetëm kur Serbia do ta njohë Kosovën si shtet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë