E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Depp fiton gjyqin ndaj Amber Heard, i merr mbi 10 milionë dollarë ish-gruas

Gjyqi më i bujshëm në botën e Hollivudit ka përfunduar.

Aktori i njohur, Johnny Depp ka fituar procesin ndaj ish-bashkëshortes se tij Amber Heard. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e Heard se ajo ishte abuzuar nga Depp para dhe gjatë martesës së tyre.

 

Po nga ana tjetër, juria i dha drejtë pjesërisht pretendimeve të aktores, e cila tha se avokati i Depp kishte shpifur kur i quajti akuzat e saj për abuzim një mashtrim.

Reklamë

 

Në këtë mënyrë, gjykata vendosi që aktori i Hollivudit , Johnny Depp të marrë 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa aktorja Amber Heard 2 milionë dollarë.

Yjet e Hollivudit, të cilët u divorcuan në vitin 2017, paraqitën versione kontradiktore të marrëdhënies së tyre.

 

58-vjeçari, kishte paditur ish-gruan për shpifje dhe kërkonte 50 milionë dollarë, referuar një artikulli të Uashington Post të viti 2018, ku ajo akuzoi aktorin se e kishte dhunuar.

 

Ndërkohë 36-vjeçarja, paditi Depp dhe kërkonte 100 milionë dollarë, duke thënë se i prishi imazhin duke e quajtur gënjeshtare.

Këto pretendime lidhen me avokatin e Depp, i cili në një deklaratë për Daily Mail në vitin 2020 i quajti mashtrime akuzat e saj për abuzim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë