Real Madrid po tregon se e ka të vështirë të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, teksa edhe këtë të shtunë është mundur në shtëpi 2-1 Deportivo Alavesh.

Skuadra e Zidan pasi shkëlqeu në Champoins League në atë ndeshje përballë Interit, të gjithë tifozët prisnin më shumë në kampionat.

Sfida u zhbllokua që në minutën e pestë pas një gabimi në prapavijë, përez dërgoi skuadrën në avantazh.

E sikur të mos mjaftohej me kaq, Eden Hazard pësoi një tjetër dëmtim duke u larguar nga fusha e lojës në minute e 27 të ndeshjes. Ndërkohë edhe goli  i dytë erdhi si pasojë e një gabimi individual nga Kortua me Hoselu që nuk gaboi dhe i sha avantazhin e dyfishtë skuadrës.

Madrilenët kundërpërgjigjen me Kasemiro që shkurtoi diferencën në minutat e fundit të ndeshjes por kaq nuk mjaftoi që skuadra e Zidan të merrte qoftë dhe një barazim nga ky takim.

Pas kësaj humbjeje, Reali vijon të mbetet larg vendit të parë me 6 pikë diferencë nga Real Sociedad dhe Atletiko Madrid që ndajnë kryesimin me 23 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *