“Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në asnjë mënyrë në shpërthimet e sotme në Iran dhe nuk kanë arsye të besojnë se Izraeli është i përfshirë” siguroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke theksuar se “një përshkallëzim i konfliktit në rajon “nuk është në interes” të asnjë vendi.”

Më shumë se 100 njerëz u vranë në qytetin iranian të Kerman nga dy shpërthime sot gjatë një ceremonie përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani, i cili u vra nga një sulm me dron amerikan në vitin 2020 në Bagdad.

Lexo edhe :

Related Posts

Zyrtarët iranianë fajësuan “terroristët”, pa specifikuar se kë kishin për qëllim.

“SHBA nuk është e përfshirë në asnjë mënyrë. Çdo pretendim për të kundërtën është absurd,” tha Miller, duke shtuar: “Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Izraeli ishte i përfshirë në këtë sulm.”

Duke iu referuar vdekjes së nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Aruri, Miller tha se Uashingtoni ishte i shqetësuar për rrezikun e përhapjes së luftës në fronte të tjera.

Zëdhënësi tha se nuk mund të spekulonte se kush ishte përgjegjës për sulmin ndaj Arurit, të cilin ai e quajti një “terrorist brutal që ka gjak civil në duart e tij”.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se ka nisur sulmin kundër Arurit.

Uashingtoni nuk ishte njoftuar përpara sulmit, vuri në dukje Miller./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *