Bashkia e Korçës reagoi pas denoncimit të degës së PD në Korçë për parregullsi me listat e zgjedhësve. Larisa Katundi, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në bashki, deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e opozitës. Ajo shtoi se opozita nuk ka një alternativë të qartë për qytetarët dhe prandaj gënjen e manipulon.

 

“Është i shëmtuar dhe abuziv qëndrimi i degës së PD në Korçë në një kohe kur fenomeni është i mbartur prej vitesh dhe ka qenë vendimi i kryetarit demokrat të bashkisë në vitin 2007 për regjistrimin e kësaj liste me kod banese 999 në QV 3636 dhe 3636/1. Pra ndryshimi i vetëm është që banorët e Korçës pa adresë nga kodi 999 që nuk lidhej me asnjë lokacion, janë vendosur neëdy kode banimi të lidhura saktësisht me lokacionin që përfshin QV 3636. Kodet e banimit kanë ndryshuar në shume zona të Korçës  lidhur kjo me shtimin e numrit të banesave në një zonë të caktuar. Në mungesë të plotë të alternativës, PD vazhdon të merret me trillime, manipulime dhe gënjeshtra. Në historinë politike të Shqipërisë asnjëherë PS dhe institucionet e drejtuara prej saj nuk kanë përdorur manipulimin.”

 

 

Bashkia e Korçës u bëri thirrje banorëve që të verifikojnë emrin në listat e afishuara pranë qendrës së tij të votimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *