Familjarë të 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë mbërritur në Vlorë për të mbledhur firma për ndëshkimin e autorit 38-vjeçar Klodian Çalamani.
Vendosur në një nga pikat e zonës së Skelës, ata kanë ftuar qytetarë vlonjatë të nënshkruajnë peticionin për dënimin me vdekje të vrasësit të djalit të tyre.
Në seancën e sotme vrasësi i 8-vjeçarit është braktisur edhe nga avokati mbrojtës. Raportohet se avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.





