Kryediplomati grek, Nikos Dendias konfirmoi atë që tha në konferencën e përbashkët për shtyp edhe kryeministri Rama se çështja e kufirit detar mes dy vendeve do të zgjidhet në Gjykatën e Hagës sipas të drejtës ndërkombëtare, përcaktuar edhe nga OKB.

Ministri i Jashtëm grek tha se për këtë çështje ishte diskutuar gjerë e gjatë ditën e sotme edhe me homologun shqiptar, Gent Cakaj.

Dendias shtoi se ka marrë porosi të veçantë nga kryeministri grek Mitsotakis për të vënë në rrugën e zgjidhjes një tjetër çështje të nxehtë me Shqipërinë, siç është ligji i luftës.

Me Shqipërinë, tha Dendias, na bashkojnë shumë gjëra dhe ne duhet t’i zgjidhim me besim reciprok çështjet e lëna pezull deri më tani. Greqia, tha kryediplomati grek, vlerëson progresin e Shqipërisë në lidhje me trajtimin e minoritetit grek dhe shtoi se vendi i tij mbështet maksimalisht rrugën europiane të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *